Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar informacionet lidhur me sulmet izraelite në veri të Libanit.
Sipas OKB, shumica e viktimave nga sulmi i djeshëm izraelit në një ndërtesë në Libanin verior ishin gra dhe fëmijë, raporton Sky News.
“Në mesin e 22 personave të vrarë ishin 12 gra dhe dy fëmijë”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Ndërtesa që u godit ishte katërkatëshe…ne kemi shqetësime reale në lidhje me IHL [E Drejta Ndërkombëtare Humanitare]”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.
Zyrtarët e OKB-së bënë me dije se banorët që jetojnë në zonën e sulmit janë urdhëruar të evakuohen.
Të paktën 25% e territorit libanez është aktualisht nën urdhra evakuimi nga ushtria izraelite, sipas një zyrtari të OKB-së.
Drejtoresha e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët për Lindjen e Mesme, Rema Jamous Imseis, i bëri komentet teksa vuri në dukje urdhrat e reja të evakuimit të Izraelit në 20 fshatra në Libanin jugor.
“Tani ne kemi mbi 25% të vendit nën një urdhër të drejtpërdrejtë evakuimi ushtarak izraelit. Njerëzit po i dëgjojnë këto thirrje për të evakuuar dhe ata po largohen pothuajse pa asgjë.”
Kujtojmë se Izraeli po zgjeron fushatën ajrore në Liban, ndërsa luftimet e ashpra në Gazën veriore vazhdojnë.