Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Në një postim në Tëitter Rama shprehet se trillimet dhe akuzat lidhur me sulmet kibernetike tregojnë për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi.

Reagimi i Rames:

Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!