Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën Kievin më herët sot, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko shtoi se mjekët po luftonin për jetën e atyre që ishin plagosur.

Ai shtoi se gjeneralët rusë kishin kërcënuar me sulme me raketa në kryeqytet  dhe kjo ishte ajo që po ndodhte. Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, shtoi Klitchko në përditësimin e tij në Telegram, “por armiku është i pamëshirshëm”.