Disa ditë më parë, ish-e dashura e reperit kosovar, Getinjo, Vivien Thano deklaroi në një intervistë se arsyeja e ndarjes së tyre ishte se ky i fundit luante bixhoz.
Reagimi i artistit nuk vonoi shumë, i cili ndryshe nga Vivien, u shpreh se bixhozi nuk ishte arsyeja e ndarjes.
E si duket deklarata e këtij të fundit është besuar më shumë nga publiku, duke bërë që ta sulmojnë ish-partneren e tij në komente.
Për këtë, reperi është “detyruar” të reagojë sërish, duke i kërkuar të gjithëve të mos flasin më për ish-lidhjen e tij dhe as mos të sulmojnë personat e përfshirë.
“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.
Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.