Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai theksoi se ditët e fundit ka tension shumë të madh mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë, ndërsa shtron pyetjen se përse ka kaq mllef drejt institucioneve të drejtësisë.
Braçe: Që nga dhjetori ka tension shumë të madh mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë, mes kryetarëve të partive dhe institucioneve të drejtësisë së re. Reforma e drejtësisë u bë për këtë qëllim, politikanët në rolin e tyre dhe përfaqësuesit e drejtësisë të bëjnë rolin e tyre. Politikanët nuk kanë asgjë më tepër se qytetarët. Ky pushteti që kemi ne këtu nuk mund të përdoret as kundër reformës në drejtësi dhe as kundër institucioneve që janë në të drejtën e tyre kushtetuese, të hetojnë, të ngrenë akuzë dhe gjykata të ofrojë një gjyq efektiv kundrejt të gjithe atyre që duhen mbajtur përgjegjës.
Pse ka kaq mllef kundër këtyre institucioneve. Gjatë ditëve të fundit linçimi ka ikur në eter, saqë ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik. Pse duhet që politika të përdorë fuqinë e saj në këtë sallë dhe jashtë saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse duhet që ne politikanët të mos bindemi ndaj kushtetutës? Pse ne synojmë delegjitimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve? Delegjitimimi përmes dezinformimit gënjeshtrës përkundrejt autoriteteve të drejtësisë nuk lindi te politika, por te mafia, te Cosa Nostra.
Prokurorët dhe gjyqtarët që ishin vënë pas kriminelëve për ti mbajtur përgjegjës për ato akte të tmerrshme krimi, filluan të delegjitimoheshin. Pastaj nga Cosa Nostra shkoi te pjesa politike, te politikanët e mafies, shkoi te shtetet malinje dhe te politikanët malinj. Problem shumë i madh që po ndodh edhe në Shqipëri dhe që duhet të përballemi me këtë fakt. Nuk mund ta tolerojmë më që politikanët ti japin vetes pushtet mbi kushtetutën për të sulmuar pushtete të tjera të lira dhe të pavarura dhe në funksion të detyrimit kushtetues që ka. Në këtë sallë ka njerëz që e kanë mbështetur reformën në drejtësi.
Institucionet e drejtësisë së re, nuk e kuptoj, reforma e drejtësisë ka këtë qëllim, politkanët në rolin e tyre dhe organet e drejtësisë në rolin e tyre. Politikanët nuk kanë asgjë më shumë se sa qytetarët në këtë aspekt, të hetojnë të ngrejnë akuzë në mënyrë të barabartë, pse ka kaq mllef përkundrejt këtyre institucionve dhe lincim, ditët e fundit lincimi ka hyrë në eterr. Ka shkaktuar një tronditje të thellë në opinionin publik. Duhet të bëjmë hapa pas të gjithë bashkë të kuptojmë rolin tonë, nuk kemi asgjë më shumë në raport me drejtësinë i cili duhet të jetë i barabratë para ligjit.
Kujtojmë se përmes një qëndrimi të unifikuar SHBA, Britania e Madhe dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë dënuan sulmet me karakter të fortë kërcënues plot fyerje të 48 orëve të fundit nga Ilir Meta në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani.