MOSKE, 25 prill 2013– Zyrtarët amerikanë kanë takuar prindërit e autorëve të dyshuar në Maratonën e Bostonit, Tamerlan dhe Dzhokhar Tsarnaev, në Makaçkala të Dagestanit.

Këta të fundit janë marrë në pyetje në selinë e Shërbimit rus të Sigurisë. 

Avokati i familjes Tsarnaev ka thënë se prindërit e të dyshuarve kanë planifikuar të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, por nuk e kanë vendosur ende datën. 

Tamerlan dhe Dzhokhar akuzohen për sulmet e 15 prillit në Boston, të cilat kanë lënë 3 persona të vrarë dhe mbi 260 të plagosur.

Tamerlan është vrarë në të shtënat me policinë më 19 prill, ndërsa Dzhokhar është kapur atë ditë.