Lëvizja Houthi e Jemenit ka goditur një anije tjetër në Detin e Kuq në Jemen.
Lajmi është bërë i ditur nga grupi rebel i mbështetur nga Irani.
Anija po lundronte nga Vietnami për në Izrael kur u godit të martën, ndërkohë që mësohet se si pasojë e sulmeve anija ka pwsuar vetëm dëme të vogla.
Incidenti vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për Houthin gjatë një operacioni javën e kaluar.
Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi. Katër raketa balistike kundër anijeve që ishin gati për t’u lëshuar u shkatërruan, tha një zyrtar për CBS.
SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthit më 11 janar, pas sulmeve të grupit në anijet në Detin e Kuq.
Houthit filluan të sulmojnë anijet tregtare në nëntor, duke thënë se po i përgjigjeshin operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.