ANKARA/DAMASK, 13 maj 2013– Shpërthimet e së dielës në qytetin Rejhanli të Turqisë, nga të cilat kanë humbur jetën 46 njerëz, kanë pasur akuza të ndërsjella midis Ankarasë dhe Damaskut.

Autoritetet turke kanë arrestuar nëntë shtetas turq, të cilët dyshohen se kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës në Siri.

Me sa duket, të dyshuarit kanë pranuar se kanë marrë pjesë në sulme.

Regjimi sirian, në anën tjetër, ka mohuar përfshirjen në to, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, që të japë dorëheqjen, duke thënë si ai bën përpjekje të ndërtojë famën e tij përmes gjakut të turqve dhe sirianëve.

Erdogan ka paralajmëruar për hakmarrjen turke, por ka thënë se vendi i tij do t'i rezistojë përfshirjes në luftën civile të Sirisë.