Joe Biden u “kujtua” nga Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij në një lagje të Stambollit.

Presidenti turk përmendi informacionin e tij se homologu i tij amerikan nuk e do atë në pushtet, ndërsa fajësoi sërish Kilindaroglu dhe gatishmërinë e tij të shprehur për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Çfarë na thotë zoti Kemal? Ai thotë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. A e ka kuptuar se çfarë po na thotë? Rreth 5.5 milionë turistë vijnë nga Rusia, ka një rrymë të madhe turistike prej andej. A do të ndjekë Kilinzaroglou udhëzimet që mori nga Biden? tha fillimisht presidenti turk.

Dhe ai vazhdoi, me një “sulm” ndaj Bidenit : “E gjithë kjo nuk është politikë. Biden ka dhënë urdhrat e tij, ka thënë se Erdogan duhet të bjerë. Unë e di mirë këtë, e dinë edhe njerëzit e mi. Sidoqoftë, sondazhet do t’i japin patjetër një përgjigje Bidenit.”