25nentor 2015 – Vala e shfrenuar “e gjobvënies” nga shteti, ka revoltuar edhe prokurorin e njësisë task- forcë të kryeqytetit Ndini Tavani.
Nëpërmjet një postimi të tij në rrjetet sociale, prokuroi është zemërimin dhe ankesën e tij, ndaj Policisë së Shtetit, për gjobat, te rruga pranë shkollës “Fan Noli”, veçanërisht në kohën kur fëmijët hyjnë apo dalin nga mësimi, shkruan syri.net.
Pikërisht si prind, prokuroi Ndini Tavani, ankohet pse vetëm për pak çaste parkimi makine, pa krijuar probleme në qarkullim, gjobiten, “kur për më tepër, polica e rendit dhe ajo rrugore, duhet të kujdesen më tepër për sigurinë e fëmijëve dhe jo të mos lënë makinë pa gjobitur”, tërheq vëmendjen prokurori.
/portali DurresLajm/





