Inter nuk kryeson në Serie A, ndodhet shtatë pikë larg dy skuadrave kryesuese, Napoli e Milan, por Simone Inzaghi krenohet për ekipin që ka ndërtuar. Ekipi zikaltër është i treti në Evropë nga 5 ligat kryesore që shënon më shumë.Shifrat nuk gënjejnë dhe nga një krahasim i shpejtë me sezonin e kaluar që përfundoi në mënyrë triumfuese, thonë se Interi po ruan nivele konstante. Statistikat e sulmit në thelb kanë mbetur të njëjta edhe pas lamtumirës së Lukakut.Reparti i ri sulmues i Inzaghit deri më tani është treguar efikas, duke mbetur në podiumin evropian të 2021, pas vetëm dy superfuqive: me 83 gola të shënuar në vitin kalendarik. Më mirë është Bayern Munich me 94 gola dhe Manchester City me 84 gola.
28 gola ka shënuar Inter në 11 javët e këtij sezoni, tre më shumë se Milani dhe pesë më shumë se Napoli që kryesojnë. Në 35 ndeshjet e ligës të luajtura nga janari deri tani, zikaltrit nuk kanë pasur fat vetëm një herë të shënojnë, në 23 janarin e kaluar në Udine, që përfundoi 0-0.Mesatarja është 2.37 gola për ndeshje. Nëse vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit Inter kishte 29 gola, tani golat janë 28. Dzeko po ecën me një ritëm rekord që kujton kohët e Fenomenit Ronaldo, 7 gola të shënuar prej tij.Lautaro ende krenohet me një mesatare shumë të respektueshme prej 0.5 golash. Dhe insistimi i Inzghit për Correan është shpërblyer, sulmuesi i tretë ka realizuar 4 të tillë. Dhe të dielën vjen derbi Milan-Inter, një udhëkryq për zikaltrit.





