Pas sulmit të rëndë në Universitetin e Arteve në Pragë ka reaguar edhe Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X” presidentja e KE-së, shprehu tronditjen e saj për dhunën që mori jetën e disa njerëzve.
“Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi ajo në “X”.