Së paku 43 ushtarë afganë janë vrarë, dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduAr pasi dy bombardues vetëvrasës shkatërruan një bazë ushtarake në provincën jugore të Kandaharit.
Gjashtë ushtarë po mungojnë dhe 10 militantë po ashtu thuhet të kenë vdekur, shkruan BBC.
Ndaras, dy anëtarë të forcave të sigurimit vdiqën në një rrethim të zyrave qëndrore policore në provincën lindore të Ghaznit.
Talebanët morën përgjegjësinë e kësaj gjakderdhjeje të orëve të hershme të mëngjesit.