Bujar Nishani, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, i ka dhënë një përgjigje të ashpër, kryebashkiakut Erion Veliaj, pas deklaratës së tij cimbisëse për politikanët e PD, që i kanë dhënë shtetësi të huaja fëmijëve të tyre, dhënë gjatë një interviste në Abc News.

“Rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Bashkisë së Tiranës paska marrë në gojë djalin tim nga ekranet e tv-ve.  Llaxorja që nuk e njeh nderin e dinjitetin e familjes, pasi u martua me paratë e “djersës” së mamasë, merr kurajon t’i tregojë moralin këtij populli që helmohet çdo ditë nga betoni i narkomafias.

Nuk e kuptoka përse protestojnë shqiptarët !? Ka njëmijë e një arsye pse ata dalin rrugëve të Shqipërisë. Ata dalin edhe për Arditin, fati tragjik i të cilit do të tmerrojë gjithë jetën edhe të birin e këtij deviacioni human, sapo të ketë mundësinë ta mësojë”, shkruan Nishani në Facebook.

Mbrëmjen e djeshme, Veliaj u shpreh: "Mendon se ka njerëz sot gati të vriten për parti?! Pyetja që unë i bëj sot çdo qytetari është: Do të luftosh për fëmijët e tu apo të Lulit?! Se Luli i ka në Hollandë. Për të tutë apo të Bujar Nishanit?! Se Nishani i bëri austriakë! Pyetja sot është se si janë kujdesuar këta për fëmijët e tyre, secili të kujdeset për fëmijët e vet!"