Në total pika e kalimit kufitar përpunon rreth 20 mijë udhëtarë, ndërsa për të përballuar situatën e mosfunksionimit të sistemit TIMS, janë shtuar sportele.
Deri më tani numri i sporteleve për të bërë regjistrimin manual ka arritur në 14.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitare të Rinasit i janë kthyer normalitetit, pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS. Njëkohësisht u njoftua se shumë shpejt do të ketë një rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sistemeve të rëndësishme informatike, atë të regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.