Ministria e Brendshme njofton se dy sportele të aeroportin e Rinasit i janë rikthyer punës, pas sulmit kibernetik të sistemit TIMS.
Gjithashtu shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Njoftim i Ministrisë së Brendshme:
Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.