Sistemi TIMS është rikthyer në portin e Durrësit dhe Vlorës, pas sulmit kibernetik nga Irani.
Mësohet se sistemi është rikthyer plotësisht në punë dhe pasagjerët vazhdojnë të rregjistohen.
Prej dy ditësh pikat kufitare ranë pre e një sulmi kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani.
Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit.
Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.