Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e pranishme në takimin mbi sigurinë kibernetike në Këshillin e Sigurimit, të organizuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja tha se ka prova të padiskutueshme se sulmi në Shqipëri u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.

Xhaçka: Për Shqipërinë interneti, teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë. Ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët. Teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë. Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje.

Aktualisht, më shumë se 1200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online. Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida. Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike. Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende. Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.

Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënjestruar sistematikisht nëpërmjet fushatave të manipulimit të informacionit. E gjitha kjo për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantike. Koreja e Veriut është bërë po ashtu një shembull famëkeq i aktiviteteve të përsëritura keqdashëse.

Të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë Kartën e OKB. Duhet të promovojmë një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, dhe ai fillon me vendosjen dhe respektimin e rregullave të pranuara së bashku. Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet krijimin e Programit të Veprimit (PV). Programi nxit bashkëpunimin, dialogun ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike. Këshilli i Sigurimit të luajë rol udhëheqës për normat që reflektojnë sjellje të përgjegjshme nga shtetet.

KS mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria mbështet një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt.