Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit me 300 dronë kundër Izraelit. Kryeministri Edi Rama nëprmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se ky sulm përbën një kërcënon për të destabilizuar rajonin.

Teksa shpreh solidaritet për Izraelin, Rama shkruan se Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e partnerëve drejt de-përshkallëzimit të konfliktit.

Më tej, kreu i qeverisë shkruan se vendi ynë mbështet gjithashtu dhe armëpushimin në Gaza, por duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”,-shkruan Rama.