GJIROKASTER, 29 janar 2014 – Policia e Gjirokastrës ka ndaluar sot 4 autorët e dyshuar të cilët qëlluan me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë, 2 ditë më parë në Memaliaj, ku mbeti i vdekur një 25-vjeçar, pasagjer i autobusit. 
Te  ndalur jane shtetasit Klajdi Tringa 20 vjeç, Besmir Ruçi 23 vjeç, Jurgen Lola 22 vjeç dhe Gentian Beqiraj 29 vjeç, që të katërt nga Memaliaj.
Nga hetimet rezultoi se keta persona,  kanë thurur një plan një natë para ngjarjes, në lokalin e fshatit Vasjar,  që të grabisnin me armë autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Nga hetimet paraprake pas marrjes në pyetje të të rinjve mësohet se nën efektin e hashashit, ata kanë marrë armët dhe kanë tentuar të ndalojnë autobusin që vinte nga Greqia. Pasi kanë dështuar në ndalimin e autobusit, ata kanë qëlluar me breshëri armësh dhe janë larguar me automjet tip 'Benz' në pronësi të Klajdi Tringës, ku gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël kanabis sativa. 

Gentian Beqiraj, është bashkëpunëtor i ndaluar pasi ju ka siguruar dhe dhënë armën e krimit automatik tre të rinjve, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të autobusit. 
Në cilësin e provës materiale u sekuestruan 11(njëmbëdhjetë) aparate telefonash celularë, 5.6 gram lëndë narkotike kanabis sativa, 2 automjete të përdorur nga të rinjtë gjatë kryerjes së krimit.Materialet proceduriale i kaluan për për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje e municioneve dhe armëve pa leje”.