Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë lidhje ose dijeni mbi ngjarjen.

Mësohet se kamerat e vendosura në hyrje të Vlorës kanë filmuar një makinë që dyshohet të ketë qenë e atentatorëve, ndërsa është filmuar se nga dritarja e mjetit, ata kanë hedhur një send, që dyshohet të jetë një nga armët e marra për tu përdorur në krim.

Duke ndjekur mjetin, përmes kamerave, policia ka arritur të zbulojë disa prej pjesëmarrësve të dyshuar në atentat.

Personat në fjalë po merren në pyetje dhe nuk dihet ende roli që ata kanë pasur në rastin në fjalë.