Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Berisha në një postim në facebook, teksa e cilëson si një akt të shëmtuar kriminal shkruan se kjo ngjarje është një dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.

Reagimi i Berishes:

Një akt kriminal i shëmtuar.
Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit. sb