DURRËS,31 korrik 2013 – Katër persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, pas një atentati me armë zjarri, objektivi i të cilit nuk është përcaktuar ende nga policia, ndërsa e gjithë zona është terrorizuar nga të shtënat. 

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Durrësit, tek stacioni i trenit, rreth orës 21:30, ku një person ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tij, në drejtim të një lokali, të tejmbushur me njerëz të të gjitha moshave. 
Policia e Durrësit bën me dije se ka mundur të identifikojë sot atentatorin, duke e shpallur atë në kërkim. 
Sipas bluve të Durrësit personi që hapi zjarr në drejtim të lokalit është shtetasi Agim Myftari, banues në katin e dytë të pallatit ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se gjithcka ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që hetimet e policies vazhdojnë.