99% e dorënve të Iranit u rrëzuan nga Izraeli dhe partnerët e tij. Lidhur me sulmin ka folur kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, i cili ka konfirmuar se kanë qenë avionët britanike ata që rrëzuan dronët e Iranit.
“Unë mund të konfirmoj se avionët tanë kanë rrëzuar një numër të dronëve sulmues iranianë,” tha Sunak për mediat.
Ai u shpreh se “Mbretëria e Bashkuar mori pjesë në një “përpjekje të koordinuar ndërkombëtare” për të kapur raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani.
Sunak thotë se sulmi i Iranit ishte një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe i panevojshëm, të cilin unë e kam dënuar me termat më të ashpër”.
Më tej Sunak shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të punojë me aleatët e saj për të de-përshkallëzuar situatën.