Qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile kanë nisur një protestë para godinës së Kryeministrisë pasditen e sotme.
Protesta vjen pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, me të cilën pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur soliadaritetin e tyre.
Ndërkohë sulmi ndaj Klodiana Lalës, sot është dënuar nga të gjithë kolegët gazetarë, aktorë politikë, si dhe nga misionet diplomatike në vendin tonë.





