Në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti për sigurinë e teknologjisë, Besmir Semanaj, ka folur për sulmet e vazhdueshme që hakerat po zhvillojnë ndaj serverëve të institucioneve shqiptare, ku i fundit ishte ai ndaj TIMS>

Semanaj tha se sulm i ndaj TIMS nuk duket alarmant pasi ekspertët arritën që ta rikthejnë brenda 24 orëve, ndërsa vuri theksin se institucionet shqiptare duhet të reagojnë dhe të informojnë publikun se çfarë është duke ndodhur realisht, në mënyrë që lajmet që dalin në media mos alarmojnë qytetarët.

Sipas tij lajmet që hakerat po shesin të dhënat tona janë alarmuese, për sa khë që nuk ka asnjë reagim nga ana e institucioneve.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Përtej kësaj se bota nuk pret që Shqipëria të ketë ndonjë sofistikim të madh në botën kibernetike. Deri ku mund të na bëjnë dëm?

Semanaj: Bankat janë totalisht me rrjet më vete, kanë procedura sigurie shumë të larta. Nga eksperienca ime ata ndjekin të gjitha protokollet ndërkombëtare. Siguria në banka është shumë e lartë. Problemi është se nuk kemi një informim se ku kanë hyrë, minimalja është klonimi i identitetit të një personi, ta mund të nxjerrin të gjitha hyrje daljet e udhëtarëve. Në mometin që krijohet akses në rrjetin e policisë aty ka dhe shumë sisteme të tjera. TIMS është një sistem i mbyllur, nuk mund të sulmohet nga jashtë. Kemi pasur disa sisteme të infektura që kanë çuar hakerat ke TIMS.

Xhokaxhi: Më thuaj diçka për çështjen e sulmit ndaj TIMS, deri ku mund të shkojë dëmi tek personat e kërkuar?

Semanaj: Nëse janë persona të kërkuar nga Interpoli ata ja në database e Interpolit. Personalisht besoj se nuk kemi patur shkatërrim për sa kohë sistemi u kthye në një kohë rekord. Nëse do të kishim shkatërrim të dhënash do të merrte një kohë më të gjatë. Më shumë më duket sikur kanë kolapsuar kompjuterat që kanë shkatërruar sistemin TIMS, por në momentin që doli lajmi që të dhënat e TIMS kanë dalë në shitje, besoj se kanë pas të dhëna. Shpresoj që informacioni të mos jetë i vërtetë. Unë prisja një reagim nga kryeministri, por pashë një sulm ndaj medias.

Xhokaxhi: Semanaj nëse sulmohet një institucion si kadastra çfarë ndodh?

Semanaj: Ideja është e tillë nuk do të doja të përhapja panik. Për sa kohë që nuk e kemi një informacion që kadastra është sulmuar.

Xhokaxhi: Nëse do sulmohej?

Semanaj: Të gjitha instutucient e lidhura me Kadastrën janë të ruajtura në hardcopy, pra janë të ruajtura. E keqja më e madhe që mund të ndodhë është të humbim regjistrimet e rekordeve të një dite ose dy ditësh. Ne kemi probleme me sigurinë, por kemi 180 milionë euro në teknologji kështu që diçka është bërë.

Xhokaxhi: Presuopoziohej që ky ishte momenti që duhet të ishim më të mbrojtur?

Semanaj: Ndërkombëtarët thjeshtë japin rekomandime. Edhe për serverin e hakuar në vitin 2021,ndërkombëtarët dhanë rekomandime. Ajo që unë dyshoj është se në një nga pajisjet në rrjet kemi patur virus dhe nuk është pastruar ashtu siç duhet. Ekspertët duhet të jenë më të kujdesshëm, çdo shërbim online duhet të dalë vetëm kur të jemi 150% të sigurtë.

/Abcnews.al/