Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me sulmin kriminal ndaj Top Channel, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt televizionit dhe për pasojë ndërroi jetë punonjësi i sigurisë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se grupi hetimor ka gjetur tre profile të sakta ADN-je.
Një prej tyre është gjetur te gëzhojat, ndërsa dy të tjerat në makinën e djegur ‘Range Rover’ që u përdor nga autorët e sulmit. Mësohet se brenda në makinë është gjetur një fishek i paplasur nga zjarri, pranë armëve që mendohet se janë përdorur për sulmin, me një shenje të pranueshme gishti, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se i përket një personi me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.