TIRANE – PDIU ka dënuar sot sulmin ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara. Nëpërmjet një deklarate për shtyp PDIU-ja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të dy viktimave dhe të lënduarve.
“Duke qenë se ky atentat prek dy shtetet mike më të afërta dhe aleatët më besnikë të Shqipërisë, SHBA-në dhe Turqinë, ne ndihemi veçanërisht të pikëlluar për këtë atentat dhe shprehim solidaritetin tonë të palëkundur ndaj tyre. Në këtë rast ne konfirmojmë që do qëndrojmë gjithmonë përkrah këtyre shteteve në luftën kundër terrorizmit dhe i gjithë kombi shqiptar do të japë kontributin maksimal në çdo front të kësaj lufte”,- thuhet në deklaratën e PDIU-së.





