Zëdhënësi i Sigurusë i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u pyet nga një gazetar nëse sulmi vdekjeprurës nga persona të armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem, të enjten (30 nëntor) në mëngjes ishte shkelje e armëpushimit të përkohshëm.
Kirby tha se sulmi që ndodhi në Jerusalem nuk ka lidhje me armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, e për rrjedhojë në e shkel atë.
“Kjo nuk ka shkelur teknikisht marrëveshjen që ishte në fuqi,” thotë ai, duke shtuar se kjo tregon se me çfarë armiku po përballet Izraeli.