Zëdhënësi  i Sigurusë i Shtëpisë së Bardhë,  John Kirby, u pyet nga një gazetar nëse sulmi vdekjeprurës nga persona të armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem, të enjten (30 nëntor) në mëngjes ishte shkelje e armëpushimit të përkohshëm.

Kirby tha se sulmi  që ndodhi në Jerusalem nuk ka lidhje me armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, e për rrjedhojë në e shkel atë.

Kjo nuk ka shkelur teknikisht marrëveshjen që ishte në fuqi,” thotë ai, duke shtuar se kjo tregon se me çfarë armiku po përballet Izraeli.