Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Zveçla doli në një konference të jashtëzakonshme për shtyp.
Zveçla deklaroi se gjatë kontrollit të automjeteve, në një prej tyre është gjetur “një dokument i aplikimit të lejes të armës së personit Milan Radoiçiç, i cili është edhe nënkryetar i Listës serbe”.
Ai ngriti dyshimet se “midis personave të armatosur ka qenë edhe vetë Milan Radoiçiç.”
“Nga kontrolli i veturave është konstatuar se nuk kishin targa, por nën parafrangon e disa prej automjeteve vëreheshin etiketat e regjistrimit që ishin të Serbisë. Në një nga automjetet është gjetur një dokument i aplikimit të lejes të armës së personit Milan Radoiçiç, i cili është edhe nënkryetar i Listës serbe, i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Republikën e Kosovës. Dokumenti është lëshuar nga autoritete serbe, duke ngritur dyshimin se midis personave të armatosur ka qenë edhe vetë Milan Radoiçiç,” deklaroi Zveçla.
Kujtojme se gjatë sulmit në veri të Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe Kosova ka akuzuar palën serbe për sulm terrorist.