4 korrik 2015 – Arrestohet një tjetër person lidhur me sulmin me armë ndaj policisë në Lazarat mëngjesin e 24 qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij.
Në pranga ka rënë Baki Gjini, 21 vjeç banues në Lazarat për përkrahje dhe ndihmë ndaj autorëve të sulmit ndaj policisë. Sipas bluve të Gjirokastrës, Gjini ka tentuar të fshehë në një vend më të sigurt armët e gjetura dje nga policia në një pusetë uji, që dyshohet se janë përdorur për të sulmuar policinë.
Gjithashtu, Baki Gjini ka tentuar të fshehë Barjam Bocin, 22 vjeç, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër ndalimi si autor i dyshuar për ngjarjen.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/