Autor i i tretë i sulmit në Londër, është ndaluar një vit më parë ne Bolonjë, pasi ka nënën italiane.
Youssef Zaghba është emri i terroristit të tretë babai i të cilit është maroken.Identifikimi i tij i jep fund ndertimit te puzzle sa i perket agresoreve qe goditen te shtunen në mesnate Londren.
I riu i lindur në 1995 u ndalua në 2016 në Bolonja ku jetonte nëna e tij. Ai u ndalua teksa po tentonte të kalonte drejt Turqise e me pas synonte të shkonte në Siri.
Gjatë ndalesës atij iu sekuestrua celulari ku kishte filmime që e lidhnin me Shtetin islamik.
Ai ishte objekt i njohur si nga siguria italiane por edhe ajo britanike dhe ajo marokene.
Një ditë më parë policia publikoi emrat e dy nga agresorëve të cilët u asgjësuan nga policia.
Bëhej fjalë për Khuram Butt i njohur si kapo i celulës dhe Rachid Redouane.
Redouane ishte 30 vjec dhe kishte dy nënshtetësi marokene dhe libiane.Khuram Butt ishte anëtar i grupit islamik al-Muhajiroun, themeluar nga predikuesi radikal Anjem Choudary i cili aktualisht është në burg.
Familja e Butt 27 vjec mendohet se është me origjinë nga Pakistani por mendohet se ai është rritur në Britaninë e Madhe ku u shndërrua edhe në tifoz të Arsenalit ishte pikërisht ai që kishte veshur bluzën e skuadrës gjatë natës së sulmit.
Krerët e policisë konfirmuan se 27-vjeçari Khuram Butt, njihej për policinë londineze dhe shërbimet sekrete të brendshme që prej vitit 2015, por asnjëherë nuk kishte pasur të dhëna se ai po organizonte një komplot.
27-vjeçari Butt dhe dy bashkëpunëtorët e tij vërshuan me një furgon në drejtim të këmbësorëve në Urën e Londrës, përpara se të zbrisnin dhe të vrisnin me thikë njerëzit e pranishëm në atë zonë.
Të tre agresorët u vranë më pas nga policia, që i qëlloi për vdekje 8 minuta pasi kishte marrë sinjalizimin për atë që po ndodhte. Nga sulmi 7 persona mbetën të vrarë dhe 48 të plagosur.