Një tjetër shqiptar nga Kosova ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar një ditë më parë, kur vrasësi me nacionalitet të dyfishtë gjermano-iranian kreu sulm terrorist në masë, në Mynih të Gjermanisë.
Është ky Blerim Halitaj nga Zabergja e Klinës i cili, siç rrëfen për Gazetën Tribuna, në çastin kritik ka qenë bashkë me dy fëmijët e tij përballë vrasësit, në një distancë jo më të largët se 20 metra.


