“Reuters” shkruan se një email i mbërritur në adresat e stafit të Universitetit në Pragë, i paralajmëronte ata për sulmin.
Sipas medias prestigjoze, në këtë email shkruhej: Qëndroni, mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilet para derës, fikni drita.
Deri më tani raportohet se nga të shtënat me armë në këtë universitet ka disa viktima dhe të plagosur, por ende nuk dihet numri. Sakaq, autori i cili duket se ka qëlluar me snajper, është ekzekutuar nga policia.
Universiteti Charles ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra nga Ura historike e Karlit, një magnet turistik.