Në një kohë kur sot e gjithë vëmendja është përqendruar në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj policisë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij, Xhelal Sveçla.
Ministri Balla i ka shprehur Sveçlëd ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Svelça e ka informuar ministrin Balla mbi situatën dhe masat e marra nga Policia e Kosovës.