Kryeministrja e Italisë shprehu dhimbjen e saj të thellë për bombardimin që vrau qindra njerëz në një spital në veri të Gazës, duke ripërsëritur thirrjen e saj për mbrojtjen e civilëve të kapur në mes të konfliktit 12-ditor.
“Jam thellësisht e pikëlluar nga ajo që ndodhi në spitalin Arab Al-Ahli në Gaza. Italia shpreh ngushëllimet e saj të thella për viktimat dhe afërsinë e saj me familjet dhe të plagosurit”, tha Giorgia Meloni në një deklaratë.
“Në pritje të konfirmimit përfundimtar mbi dinamikën e ngjarjeve, ne riktheksojmë edhe një herë angazhimin tonë për të mbrojtur popullsinë civile, për të zgjidhur problemet më urgjente humanitare dhe për të siguruar një zgjidhje të shpejtë të kësaj krize”, shtoi ajo.
Më shumë se 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza të martën vonë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Autoritetet izraelite kanë mohuar përfshirjen në shpërthim, duke pretenduar se ishte shkaktuar nga një raketë palestineze e gabuar.