Pas ngjarjeve në aeroportin “Ataturk” të Stambollit”, menjëherë është ndërmarrë edhe një kontroll rutinë në aeroportin “Nënë Tereza”, me qen të specializuar për gjetjen e eksplozivëve.
Komisariati i “Rinasit” ka procedurën rutinë pas çdo ngjarjeje që ndodh në një aeroport Europian dhe merr masa paraprake shtesë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë.
Ndërkohë, “Turkish Airlines” që u nis nga “Rinasi” si çdo mbrëmje drejt Aeroportit “Ataturk” të Stambollit u ul në vetëm pak çaste pas shpërthimit atje në orën 23:12 sipas orës lokale të së martës.
Në këtë avion ishte edhe një delegacion i qeverisë shqiptare, pjesë e të cilit kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, të cilët do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Ankara të mërkurën.
Fotot gjatë kontrolleve në aeroport u publikuan nga “Top Channel”.





