Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulmit me armë zjarri në një kishë në Teksas.

Përmes një statusi në Twitter, Trump tha se është me njerëzit në Sutherland Springs ku ndodhi ngjarja, ndërsa sipas tij FBI dhe agjentë të hetimit ndodhen në vendngjarje.

Presidenti Donald Trump u shpreh se po monitoron situatën nga Japonia ku ndodhet për një vizitë.

Sipas mediave vendase  nga sulmi kanë humbur jetën 27 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 2-vjecar.

Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për  një veprim individual.