Te tjera detaje zbulohen nga sulmi me armë zjarri që ndodhi në një Kishë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave vendase nga sulmi kanë humbur jetën 27 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 2-vjecar.
Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County, ndërsa 24 persona raportohet se janë plagosur. Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10:30 me orën lokale.
Policia ka qëlluar për vdekje autorin. Sutherland Springs ndodhet rreth 50 kilometra nga San Antonio.
Është ende e paqartë nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë.