Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit në uzinën e armëve në Gramsh nga dy rusë dhe një ukrainas.

Begaj shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë ndërsa shton se i inkurajon ato për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ai shpreh mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura dhe u uron atyre shërim të shpejtë.

Reagimi i Bajram Begajt

Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare .

Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!