Dy të rinj janë arrestuar në Zvicër si të dyshuar se kanë lidhje me Kujtim Fejzullahun, djalin me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut të dyshuar si autori i sulmit të ndodhur mbrëmë në Vjenë ku mbetën të vrarë 4 persona.
Dy të rinjtë, përkatësisht të moshës 18 dhe 24 vjeç janë me kombësi zvicerane dhe janë arrestuar në kantonin e Winterthur.
Operacioni është ndërmarrë nga njësia special Diamond në bashkëpunimme autoritetet austriake, shkruajnë mediat ndërkomëtare.
Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Vjenë, në të cilin janë vrarë katër persona.





