Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi për kancelarin austriak Sebastian Cruz në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë.
Rama ka shkruar se është në mbështetje të Austrisë, teksa ka shkruar se vlerat e përbashkëta mes dy vendeve do të jenë më të forta se çdo ekstremist i dhunshëm.
“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne mbështesim Austrinë”, shkruan Rama në Twitter.





