Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi ditën e sotme në Ankara të Turqisë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Rama shprehet se Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.”– shprehet Rama.