Gruaja e sulmuesit ,Abdesalem Lassoued, 45-vjeçari tunizian, që vrau dy suedezë me kallashnikov mbrëmjen e së hënës, bëri deklarata anonime për gazetën belge Het Laatste Niewws ku tha : “Unë kurrë nuk vura re asgjë dhe nuk pashë asnjë shenjë. Ne ishim një çift si shumë të tjerë”.

Ajo është larguar nga shtëpia me vajzën e saj, kur njohu burrin e saj në videot e sulmit, dhe ka shkuar në një stacion policie nga frika se Lassoued do kthehej.

“Pothuajse nuk mund të flas për atë që ka bërë . Nuk kam më guxim”, tha ajo në gjendje shoku.

“Kam bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe kam dhënën të gjitha informacionet që munda,por nuk e dija ku ishte burri im” shtoi gruaja.

“Ai është i vdekur. Dua vetëm të rri në shtëpi me fëmijët e mi. Është shumë herët për t’i thënë atij dhe nuk do të dija si ta bëja. Nuk vura re asgjë dhe nuk pashë ndonjë shenjë.Ne ishim një çift si shumë të tjerë”, përfundoi gruaja e Lassoued.