Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar për herë të parë pas sulmit terrorist të ndodhur në veri të Republikës së Kosovës, ku një grup terroristësh vranë policin, Afrim Bunjaku teksa ishte në krye të detyrës. 

Kisha Ortodokse ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe kanë thënë se duhet lutur për paqe me fqinjët. 

Po ashtu në reagimin e tyre thuhet se iu vjen keq që shumë nga Prishtina dhe bota, por edhe më tragjike, gjithashtu nga Beogradi, që kanë provuar ta bëjnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe fajtore për ngjarjet tragjike.

“Synimi i atyre që me çdo kusht duan ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova”, thuhet në reagim.

Kisha Ortodokse Serbe e mbyll reagimin, duke thënë se gjithmonë kanë avokuar dhe se avokon edhe tani, që keqkuptimet në Kosovë të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe me dialog, me qëllim të bashkëjetesës paqësore të serbëve, shqiptarëve dhe të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në atë zonë.