16korrik 2015 – Një sulm i armatosur në dy baza ushtarake në Chattanooga, Tennessee në SHBA shkaktoi 4 marinsa të vrarë. Edhe vetë autori i dyshuar i sulmit mendohet që të jetë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit paraditen e sotme me orën vendase.
Fillimisht autori qëlloi me armë ndaj hyrjes së zyrave të rekrutimit e më pas u largua drejt bazës, gati 7 milje larg, ku ekzekutoi marinsat. Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi brenda 30 minutash.
Autoritetet thonë se ende nuk e kanë të qartë nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për një krim ordiner. Hetimet po kryhen në terren, me qëllim identifikimin sa më shpejt të autorit të sulmit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/