Dy autobusë të një kompanie udhëtimi në Kosovë janë sulmuar me gurë në Serbi.
Lajmi u konfirmua nga vetë pronari i kompanisë që transporton pasagjerë, i cili raporton gjithashtu për mediat kosovare se nuk ka pasur të lënduar.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe se janë sulmuar me gurë duke thyer vetëm xhamat. Sipas tij, ata janë ndihmuar nga policia.
“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka thënë zyrtari i kompanisë, për mediat.