Shtatë persona janë plagosur në Paris, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një sulmi me thikë dhe shufër hekuri nga një person.

Sulmi ndodhi pak para orës 23:00, në distriktin 19 të kryeqytetit francez. Agresori, i cili është nga Afganistani, fillimisht ka goditur me thikë dy burra dhe një grua pranë kinemasë MK2 në Quai de Loire, përgjatë kanalit Ourcq.

Sipas dëshmitarëve, ai mbante një thikë rreth 25-30 cm të gjatë, por u arrestua disa orë më vonë nga policia. Raportohet se kishte rreth 20 njerëz që e ndiqnin dhe filluan të hedhin topa në drejtim të tij. Rreth katër ose pesë topa e goditën në kokë, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin.