Një 26-vjeçar sulmoi me një armë të ftohtë dy agjentë policie në hyrje të Pallatit Mbretëror në Britaninë e Madhe, Buckingham Palace.
Policia britanike arrestoi pak çaste më pas agresorin, identiteti i të cilit u mbajt i fshehtë.
Pista më e mundshme është ajo e terrorizmit, nisur nga fakti se në momentin e sulmit, agresori kishte thirrur “Allahu Ekber, Zoti është i madh”.
Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi një person sulmoi me thikë dy ushtarë në Bruksel.
Në momentin e sulmit, mbretëresha nuk ndodhej në Pallat.